Një alpinist amerikan ka vdekur të dielën në majën e Everestit.
Sipas Reuters kështu ka thënë të hënën një zyrtar i Nepalit.
Kështu ka shkuar në nëntë numri i alpinistëve të vdekur në majën më të lartë të botës.
Zyrtari i departamentit të turizmit në Nepal tha se personi që vdiq ishte Christopher John Kulish dhe ishte 61 vjeqar, arsyet e vdekjes akoma nuk janë të qarta.
Këtë vit shumica e personave që kanë vdekur në Everest ndërruan jetë si pasojë e lodhjes.