Luzhiana Abazi, një nga themelueset e LSI dhe figurat e saj më të spikatura, ka ndërruar jetë prej një sëmundjeje të rëndë në moshën 47-vjeçare. Miqtë e saj e kanë shpërndarë lajmin e dhimbshëm sot në rrjetete sociale. Ja ç’shkruajnë disa prej tyre:
Emiljano Aleksi: Kur dhimbja s’matet me fjalë….Luzhiana Abazi.
“Nuk jam i mire per ngushellime, nuk kam qene kurre. As edhe veten nuk di si ta ngushelloj ne fakt. Sot, me ka qelluar me doemos te shkoj diku. Jam munduar te rri mes njerezve dhe mermeris ato qe dikush tjeter thote para meje. Kjo eshte nje dhimbje qe nuk matet me fjale.
Me sa duket Parajsa kishte me shume nevoje per kurajon, forcen, buzeqeshjen, shpirtin tend. Ti luftove dhembe per dhembe, jo se kishe frike nga vdekja, por e doje shume jeten!! Luzhi…! Bashke kemi folur shume, por sot kuptoj me shume se kurre se vdekjen e ndjejme kur na largohen nga jeta njerezit qe me shume duam dhe bashke me to dhe nje pjese e jona. Mendoj qe kjo eshte ajo qe na tremb me shume, ta pranojme vdekjen. Te pranojme qe s’mund te bejme asgje per njerezit qe ikin e qe s’mund t’i kemi me prane. Nuk na dhemb te mendojme qe do ikim aq sa na dhemb kur mendojme sa njerez lendojme me ikjen tone. Jane te tjeret qe e jetojne vdekjen dhe jemi ne ata qe perjetojme. Te gjitheve do u mungoje dicka prej teje Luzhi!!”
Nora Malaj: Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkojë në parajsë!
E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje n? dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le nj? vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe. Do te na mungosh pafund mikja ime e mire doktoresha jote me buzëqeshjen që kurrre s’e hoqe nga buza, e mira Luzhiana Abazi… Parajsa le të jetë për ty vende ku do të prehesh ne dlirësinë e paqtimin tënd .., Do të na mungosh … po përherë do të jesh mes nesh o Luzhi jonë e mirë ..U prefsh në paqe e mira Luzhi
KUSH ISHTE LUZHIANA ABAZI
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim./syri.net