Politikania franceze, aktiviste e të drejtave të grave dhe mbijetuese e Holokaustit, Simone Veil, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Në vitet 1970, ajo ka bërë fushatë në Francë për legalizimin e abortit.
Ajo ka shërbyer si presidente e Parlamentit Evropian dhe si ministre e Shëndetësisë e Francës.
E gjithë familja e saj është arrestuar nga gjermanët në vitin 1944.
Si adoleshente, Simone ka qëndruar në kampin e përqendrimt në Aushvic me nënën dhe motrën.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përshkroi atë si “frymëzuese” dhe “më të mirën”.