Sot në moshën 78-vjeçare ka ndërruar jetë Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës, që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit”.
Sulejmani, apo i njohur si “Baca Sylë” ishte arrestuar në maj të 2003 me akuzën e montuar se bashkë me disa bashkëfshatarë të tjerë kishte vendosur një minë shpërthyese në dalje të fshatit të tyre, ku kishin humbur jetën dy ushtarë polak të misionit të NATO-s.
Baca Sylë ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit me 156 vite burg, ku ai vuajti afër 7 vite burg. Pas rigjykimit të rastit, me insistim të bashkësisë ndërkombëtare, u zbulua se gjithçka ishte montuar nga shërbimi sekret DSK dhe agjentë të njohur të saj, që nuk u dënuan.