Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar polak.
Bëhet me dije se turisti 18-vjeçar është gjetur i pajetë në pishinën e hotelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se cili ka qenë shkaku i vdekjes. Ambulanca e cila ka mbërritur në ambientet e hotelit ka konstatuar vdekjen e 18-vjeçarit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.