Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me dritat e flamurit të komunitetit LGBTI. Përkundër që njëherë ky veprim i qeverisë ishte anuluar, megjithatë është vendosur që ndërtesa e ekzekutivit të ndriçohet me flmaurin e LGBT në shenjë përkrahje me këtë komunitet.
“Sonte Qeveria e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e ylberit. Diskriminimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe askush nuk duhet të gjykohet as të frikësohet për sigurinë e tij për shkak të asaj që janë”, ka shkruar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.