Frikë për banorët e një ndërtese në Durrës.
Abc News solli pamje dhe dëshmi nga lagjia nr. 18 në Durrës. Një pallat 5-katësh është zhytur nën tokë, afërsisht 2 metra.
Banorët vijojnë të hyjnë e të dalin nga godina e shembur për të marrë orenditë nga shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë seriozisht jetën, pasi godina është tejet e dëmtuar.
“Duhet të vijnë inspektorët e ndërtimit. Të shohin çfarë bëhet këtu se kanë ardhur vetëm për fotografi”, thotë një prej banorëve.
“Kam parë tmerr mne sy, nuk hapej dera se ishte e blinduar. Nuk jetojmë dot këtu. Zoti e di se çfarë do të bëhet me ne”, thotë ajo e dëshpëruar.
Sakaq, kamera sjell pamjet e banorëve që vazhdojnë të nxjerrin materialet e shtëpive duke hyrë nëpër hyrjet me mure të shembura.