Ndërtimi i shtëpive për të kthyerit në fokus të auditimit të ZKA-së

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Ekonomiciteti dhe
efikasiteti në ndërtimin e shtëpive për të kthyerit”, i cili ka për qëllim të vlerësojë nëse
Ministria për Komunitete dhe Kthim ka arritur të kontraktojë ndërtimin e shtëpive për të
kthyerit me çmim të arsyeshëm, nëse ndërtimi është bërë brenda afateve kohore dhe
sipas planit dhe limiteve buxhetore.

Në komunikatën nga kjo zyrë thonë se në bazë të këtij projekti sunojnë për të ndihmuar integrimin e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në kushte të barabarta.


”Subjekt i këtij auditimi është Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) e cila zhvillon
dhe menaxhon programe dhe mekanizma për të ndihmuar integrimin e komuniteteve
dhe pjesëtarëve të tyre në kushte të barabarta, që aktualisht banojnë në Kosovë, si dhe
për të siguruar kthimin e qëndrueshëm të të shpërngulurve dhe refugjatëve.
Gjatë viteve 2019-2022, nga buxheti i Republikës së Kosovës për banim janë
shpenzuar afërsisht 20,5 milionë euro, ndërsa vetëm Ministria për Komunitete dhe
Kthim ka shpenzuar rreth 7 milionë euro apo 35 % të këtij buxheti”, thuhet në komunikatë.


Fushëveprimi i auditimit “Ekonomiciteti dhe efikasiteti në ndërtimin e shtëpive për të
kthyerit”, përfshinë periudhën 2019-2022 dhe kontratat e nënshkruara nga MKK gjatë
kësaj periudhe, duke përfshirë vlerësimin e nevojave, zhvillimin e procedurave të
prokurimit dhe menaxhimin e kontratave.

Sipas tyre për kët projekt kanë tri kontrata me vlerë 11 milionë euro.


”Janë gjithsej tri kontrata në vlerë mbi 11 milionë euro, dhe për çështje të krahasimit të
çmimeve do të trajtohen edhe shtatë kontrata të institucioneve tjera. Krahasime do të
ketë edhe me çmimet e përcaktuara nga institucionet e tjera.Përmes këtij auditimi ZKA-ja synon të ofrojë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e procesit të kontraktimit të ndërtimit të shtëpive në aspektin ekonomik dhe menaxhimit më të mirë”, thuhet më tej në komunikatë.

Të ngjashme