Ndërtimi i spitalit të Gjinekologjisë, Osmani: Investimi nga Emiratet do të ketë impakt të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë donacion 25 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri të Gjinekologjisë në Kosovë. Për këtë, ditë më parë është njoftuar se kanë filluar punimet për realizimin e projektit.

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka prezantuar projekte konkrete dhe se shpreson që do të ketë mbështetje nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Osmani tha se ndërtimi i spitalit do të ketë impakt të madh.

“Presidentja e Emirateve ka dërguar këtë delegacion që të shohin se si mund të investojmë më shumë në sektorin e shëndetësisë. Unë i kam prezantuar disa projekte konkrete, me shpresën që Emiratet e Bashkuara Arabe do të na mbështesin. Siç e dini, e kemi spitalin e fëmijëve që ka qenë donacion nga Emiratet, tani e kemi donacionin e dytë – spitalin e Gjinekologjisë, i cili do të ndërtohet nga fillimi. Pak më herët ishim në QKUK, ku e pamë edhe lokacionin ku do të ndërtohet, dhe tani erdhëm në Mitrovicë, ku kemi prezantuar bashkërisht me ministrin e Shëndetësisë dhe kryetarin e komunës një projekt madhor, dhe besoj që do ta ndryshojë historinë e këtij qyteti dhe do të ketë impakt të jashtëzakonshëm, jo vetëm në shëndetin e qytetarëve, por edhe shumë më gjerë, me shpresën që do të arrijmë një pajtim që Emiratet e Bashkuara Arabe të na mbështesin në atë drejtim”, tha ajo.

Të ngjashme