Ndërtimi rriti ekonominë në Shqipëri, por nuk ndikoi në shtimin e punësimit

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Sektori i ndërtimit ishte faktori kryesor i rritjes ekonomike në vitin 2022, në Shqipëri.

Por gjatë periudhe pati një ulje të punësimit në këtë sektor.

Sipas të dhënave të INSTAT sektori i ndërtimit u rrit me 20.6% gjatë vitit të kaluar, por kontributi në punësimin total ishte 7.6%, nga 8.1% që ishte në vitin 2022.
Vitin e kaluar, ekonomia e vendit u rrit me 4.8%, ku vetëm sektori i ndërtimi kontribuoi me 20% në totalin e rritjes ekonomike.

Edhe për faktin se ndërtimi ishte sektori më me rritje në ekonomi, nuk ndikoi që të kishte më shumë vende pune, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv

Përvec rritjes në sektorin e ndërtimit, një gjë e tillë është vënë re edhe në atë të turizmit, pasi vitet e fundit është rritur numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri.

Mungesa e rritjes së shifrave të punësimit, kryesisht lidhet me informalitetin dhe punësimin pa kontrata.

Të ngjashme