Kosova dhe Greqia do të zbresin në fushën e blertë sonte për t’u përballur në mes vete për herë të pestë, që prej pranimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.
Dhe, si para çdo ndeshjeje tjetër, edhe këtë radhë kompanitë më të mëdha të basteve në botë i kanë bërë vlerësimet e të dy ekipeve dhe i kanë vendosur kuotat për fitoren e secilës Kombëtare dhe për barazimin eventual.
Këto kompani e favorizojnë Greqinë për ta fituar lojën që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.
Ato e kanë vlerësuar me 2.30 deri në 2.35 fitoren e grekëve në kryeqytetin kosovar.
Ndërsa, fitorja e Kosovës vlerësohet nga 3.00 deri në 3.30, varësisht prej kompanive të basteve.
Ndërkaq, barazimi është kuotuar nga 2.80 e deri në 3.25.
Deri tash, tri ndeshje në mes tyre kanë përfunduar baras dhe një e ka fituar Greqia, shkruan “Gazeta Express”.
Sonte do të luhet ndeshja e pestë e sot një javë do të zhvillohet ajo e gjashtë në Greqi.
Kosova synon ta thyejë këtë tabu dhe t’i mposht grekët qysh sonte.