Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se për ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Rumanisë U21, biletat do të jenë falas.
Ndeshja zhvillohet ditën e premte me 27 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 19:00 dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ”EURO 2027”.
FFK bën thirrje për prezenc sa më të madhe të tifozëve për të përkrahur “Dardanët e rinj”.
Kosova U21 bën pjesë në Grupin A, ku nga pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani ka grumbulluar plot 8 pikë.
Kujtojmë që Kampionati Evropian 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.