Kosova dhe Greqia do të udhëhiqet nga gjyqtarët skocezë në ndeshjen e sotme.
Kosova do të jetë nikoqir i Greqisë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Të dy skuadrat do të futen në këtë lojë me fitore në ndeshjen e parë.
Gjyqtari kryesor në këtë takim do të jetë skocezi, John Baeton, përcjell lajmi.net.
Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Daniel McFarlane, Douglas Potter dhe i katërti Steven McLean.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet sot, me fillim nga ora 20:45.