Ndeshja Prishtina-Gjilani, policia njofton për mbylljen e dy rrugëve

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” në Prishtinë.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Plani në fjalë do të filloj të implementohet sot (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes, njofton Klan Kosova.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”.

Kujtojmë se sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00, do të ballafaqohen Prishtina-Gjilani, në finalen e Kupës së Kosovës.

Të ngjashme