Ndeshje e zjarrtë në Bundesligë për vendin e katërt

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Leipzigu e pret Dortmundin të shtunën, në ndeshjen që nis në orën 15:30, e që i takon xhiros së 31-të të Bundesligës.

Të dyja këto skuadra po luftojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Leipzigu është i katërti me 59 pikë, ndërsa Dortmundi në vendin e pestë ka dy pikë më pak.

Duelet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë të zjarrta qëkur Leipzigu e siguroi elitën gjermane të futbollit në vitin 2016.

Leverkuseni që tashmë e ka fituar titullin në Bundesligë, do të mundohet ta vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje në edicionin aktual.

Leverkuseni e pret Stuttgartin të shtunën në ndeshjen që nis në orën 18:30.

Skuadra ku lider në mesfushë është Granit Xhaka dhe trajner Xabi Alonso, ka 45 ndeshje pa disfatë në të gjitha garat, me 38 fitore e shtatë barazime.

Leverkuseni në vendin e parë ka 80 pikë, ndërsa Stuttgarti i treti ka 63 pikë.

Me tri pikë më shumë është Bayerni në vendin e dytë.

Bavarezët luajnë kundër Eintracht Frankfurtit të shtunën po ashtu, nga ora 15:30.

Të ngjashme