Ndeshjet e radhës të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kualifikimi është në duart e suharekasëve

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Ballkani mbrëmë u mposht në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Sivasspori, duke rënë në pozitën e fundit në grup.

Tani, kampioni i Kosovës i ka katër pikë nga po aq ndeshje, aq sa ka edhe Slavia Prague në vendin e tretë.

Në të dytin gjendet Cluj me shtatë pikë, e po aq ka edhe Sivasspori, shkruan Gazeta Express.

Dy ndeshjet e radhës, për suharekasit do të jenë jetikë. Ballkanit i duhet t’i fitojë dy takimet e radhës, për t’u kualifikuar direkt në fazën tjetër.

Fillimisht, më 27 tetor do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin çek, Slavia Prague.

Pas një jave, më tre nëntor do të udhëtojë në Rumani për t’u ndeshur me Cluj.

Të ngjashme