Carlo Ancelotti s’do të ulet në stolin e Evertonit sfidën e ardhshme, ndoshta do të mungojë më shumë se një ndeshje.
Nw barazimin 1-1 që skuadra e tij e mori në shtëpi, në përballje me Manchester Unitedin, Carlo Ancelotti u ndëshkua direkt me të kuq, dhe atë pas ndeshjes, raporton Gazeta Express.
Me të përfunduar sfida, Ancelotti hyri në fushë dhe u vërsul drejt gjyqtarëve dhe për një kohë filloi t’i fliste atyre me tonë të lartë.
Ish trajneri i Realit e bëri këtë për shkak se në minutat shtesë VAR ia anuloi një gol për pozitë jashtë loje dhe sipas Carlos, ishte vendim i gabuar.
Gjyqtari kryesor u mundua t’i fliste Ancelottit, por ai vazhdonte me të tijën dhe kështu, e ndëshkoi atë me të kuq.