Ndizen dritat në sheshin e Lipjanit, Ahmeti: Muzika do t’i argëtojë qytetarët çdo natë

| 11 Dhj 2023 | 18:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në praninë e shumë qytetarëve, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndezur dritat dekorative dhe Pemën e Vitit të Ri për festat e fundvitit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Ahmeti ka theksuar se dekorimi i qytetit për festat e fundvitit sjell shkëlqim e atmosferë gëzimi, sidomos për fëmijët, ndërsa tha se muzika do të jehojë çdo natë në sheshin “Adem Jashari” deri në natën e ndërrimit të motmoteve.

“Në prag të festave të fundvitit kemi bërë sot ndezjen e këtyre dritave dekoruese të qytetit. Nga sonte e përnatë do të ketë muzikë, siç është sonte me DJ dhe aktivitete të ndryshme nga Departamenti i Kulturës”.

“Jemi së bashku me qytetarët për të shënuar fillimin e festave të fundvitit”, u shpreh Ahmeti, duke uruar qytetarët.

Të ngjashme