Guvernatorin i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë ditës së sotme është takuar me Leonor Berisha, Drejtor Ekzekutiv në Fondacioni Handicap Students of Kosovo.
Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se kanë diskutuar rreth Ligjit Nr. 03/L-19 për aftësim, riaftësim profesional dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta.
“Zbatimin e plotë të Udhëzimit Administrativ Nr.33/2007, dhe përfilljen e të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore, të cilat e rregullojnë qasjen fizike infrastrukturore në objektet publike në Kosovë”.
Ai ka thënë se ndihen shumë të kënaqur që institucioni i BQK-së, i plotëson të gjitha nevojat e personave me nevoja të veçanta në infrastrukturë.
“Falenderojmë Guvernatorin e BQK-së, z.Mehmeti, për mikpritjen shumë të ngrohtë dhe çasjen pozitive, në një ambient me infrastruktur moderne, padyshim, se ishte një ndjenjë e veçantë, të marrim një përkrahje të tillë me plot vullnet dhe energji”.