Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, pasditen e së mërkurës është takuar me presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Takimi është zhvilluar pa pranin e medieve.
Osmani dje është takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar me partnerët për të kapërcyer sfidat e sigurisë.