Ndihmëssekretari i NATO-s në takim me Osmanin, hapja e Urës së Ibrit temë diskutimi

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 14:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë, i ka thënë presidentja Vjosa Osmani ndihmëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Në takim me Goffusin, Osmani ka ritheksuar objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, ka njoftuar Presidenca. ​Ka theksuar se hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës.

Të ngjashme