Ndikimi i antidepresivëve tek fetusi

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 16:38 | Nga

Ekspozimi para lindjes ndaj antidepresivëve SSRI, lidhet me anomalitë e zhvillimit në trurin e fetusit, veçanërisht në zonat kritike për përpunimin emotiv.

Këto janë konkluzionet e një studimi me autore kryesore Claudia Lugo-Candelas, Universiteti i Kolumbisë, Nju Jork.

Ajo tha se nga studimet mbi modelet e kafshëve, del se ekspozimi ndaj SSRI-ve ndryshon qarqet limbike dhe prodhon sjellje ankthioze dhe depresive pas adoleshencës, ndërsa kërkimet në qenie njerëzore janë të kufizuara dhe të diskutueshme.

Në këtë studim, që kishte si objektiv shqyrtimin e lidhjes mes ekspozimit ndaj SSRI-ve para lindjes dhe zhvillimit cerebral, kanë marrë pjesë 98 nëna dhe fëmijët e tyre: 32% e tyre ishin të bardha, 27% hispanike dhe 27%, afro-amerikane. Të sapolindurit ishin në 47% të rasteve meshkuj, me moshë mesatare në momentin e hyrjes në studim, prej 3.43 javësh: 16 iu ishin ekspozuar SSRI-ve në uterus, 21 raste, depresionit të nënës të patrajtuar dhe 61 të tjera ishin raste të shëndetshme kontrolli.

Vlerësimet e vëllimit të materies gri janë bërë me rezonancë magnetike strukturale dhe analizat e lidhjes strukturale të materies së bardhë me tratografi, një ekzaminim që gjeneron një hartë mundësish lokalizimi të tufave nervore.

“Rezultatet tregojnë një shpërndarje kuptimplotë të vëllimit të materies gri në amigdalën e djathtë te fëmijët që ishin ekspozuar ndaj SSRI-ve, krahasuar me kontrollet e shëndetshme dhe me fëmijët që i ishin ekspozuar depresionit të nënës, të patrajtuar”, shpjegojnë autorët, duke saktësuar se nga analiza tratografike e materies së bardhë del një shtim i lidhjes mes amigdalës dhe insula destra në grupin SSRI, krahasuar me kontrollet e shëndetshme dhe me depresionin e patrajtuar.

“Këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën për kërkime të mëtejshme afatgjata në fushën psikologjike dhe të sjelljes, për të ndjekur këto modifikime të zhvillimit nervor”, përfundon Lugo-Candelas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme