Gjiganti i fluturimeve Ryanair ka regjistruar për herë të parë në 30 vitet e fundit ka regjistruar humbjen e parë.
Kjo humbje ka ardhur si pasojë e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Megjithatë, bilanci më i fortë se ç’pritej ka përmirësuar besimin e investitorëve, ndërkohë që linja ajrore irlandeze shmangu një rënie të fortë në çmimin e aksioneve, gjë që ndodhi tek rivalët britanik përpara lajmërimit të kufizimit të dytë.
Aksionet e Ryanair ranë me 1 për qind, ndërkohë që EasyJet dhe British Airways patën rënie me mbi 5 për qind, prej lajmërimit të kufzimeve në fundjavë.
Masat ndaj COVID-19 në tremujorin e dytë dhe të tretë kanë shkurtuar numrin e pasagjerëve të Ryanair me 80 për qind, gjë që solli një humbje prej 197 milionë euro. Kjo ishte humbja e parë në sezonin e verës që prej vitit 1990.