Të ngrënit pas orës 20:00 nuk ndikon në shtimin e ca kilogramëve më shumë.
Sipas një studimi të bërë në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.
Studimet e mëparshme, thoshin se koha në marrjen e ushqimit është e rëndësishme për peshën e trupit, mirëpo kjo ndryshon te fëmijët, transmeton Klan Kosova.
Në studimin e ri janë ekzaminuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.
Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje.