Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz janë ndezur flakadanët që shënojnë përfundimin e manifestimit të njohur si Epopeja e UÇK-së.
Është mbajtur programi kulturo-artistik “Nata e Zjarreve” në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, më të cilin program përmbyllet manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, i cili mbahet për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.
’’Nata e Zjarreve“ vazhdon me program kulturor-artistik në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.