Ekonomia Online
FUNDIT

Ndizen qirinj në Prishtinë për Klodian Rashën

Ndizen qirinj në Prishtinë për Klodian Rashën

Lëvizja Studentore Sudim Kritikë Veprim ka ndezur qirinj para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic, përcjell Ekonomia Online. “Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet […]

Lëvizja Studentore Sudim Kritikë Veprim ka ndezur qirinj para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, për të shprehur ngushëllime për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic, përcjell Ekonomia Online.

“Të rinjtë po mbesin shpesh mes dy opsionesh dhune: të lëshojnë vendin ose të përballen me dhunën e pabarazisë dhe eliminimin nga vetë institucionet shtetërore. Këtë e gjeti edhe të riun nga Tirana, Klodian Rashën’, thuhet në reagimin e tyre.

“Për këtë vrasje nga uniformat, që për nga natyra e punës duhet të ofrojnë siguri, duhet të mbahet përgjegjësi e plotë penale dhe politike, përfshirë hetimi mbi tentativën për mashtrim e manipulim të së vërtetës. Çka në fakt po ndodh është vazhdim i dhunës për qytetarët të cilët kanë ngritur zërin në kërkim të drejtësisë. Të rinjtë e të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë që të ndërtojnë një alternativë përtej dy opsioneve të dhunës që ofron sistemi”, shkruan aty tutje.

Të ngjashme