Ndizet shpresa për gjetjen e zhytëses pasi dëgjohen zhurma

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Pak pas mesnatës me kohë lokale në Newfoundland të Kanadasë, janë shfaqur sinjalet e para të shpresës për gjetjen e zhytëses që u zhduk dje, raporton BBC-ja.

Një avion kanadez ka hetuar “tinguj goditës” nën ujë në intervale 30-minutëshe që vinin nga zona ku po bëhet kërkimi.

“P8-shi ka dëgjuar tinguj goditës në zonë çdo 30 minuta. Katër orë më vonë një pelengator zhurmash shtesë u dërgua dhe goditjet vazhdonin të dëgjoheshin”, thotë emaili sipas revistës Rolling Stone.

CNN po ashtu ka raportuar të martën mbrëma që më shumë zhurma përplasëse janë dëgjuar.

Në zhytëse ndodhen pesë persona, përfshirë edhe shefin ekzekutiv të kompanisë që ka në pronësi zhytësen.

Të ngjashme