“Ndjenja festive”, shtëpizat në sheshet e Prishtinës pikëtakimi për qytetarët

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 16:00 | Nga Drita Dërmaku

Një atmosferë ndryshe mbizotëron kur sheshet e Prishtinës stolisen e aty vendosen edhe shtëpizat, të cilat japin një ndjenjë festive për qytetarët. E për këtë bizneset janë të lumtur, madje edhe për numrin e qytetarëve të cilët si pikë takim kanë këto shtëpiza, raporton Ekonomia Online.

Aurora Temaj, drejtuese e njërës nga shtëpizat, për Ekonomia Online thotë se biznesi po shkon më mirë se sa kishin pritshmëri.

“Po shumë mirë ka shumë vizitorë dhe e kanë pritë tepër mirë si ushqim si jemi për herë të parë në Kosovë sepse është ushqim hungarez që e kemi pru në Kosovë. E kena pritë që ka me ju pëlqy por jo qekaq shumë, po besoj që po pas datës 15 kur të vinë të diasporës po besoj se po”, tha ajo.

Drejtues të bizneseve të tjera prapa kamerave për Ekonomia Online thanë se janë të kënaqur me numrin e vizitorëve derisa u shprehën se presin rritje të numrit pas datës 15 dhjetor, atëherë kur nga diaspora fillojnë pushimet në Kosovë.

Shtëpizat janë hapur me 28 Nëntor.

Të ngjashme