Cila është qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e ekonomisë së Kosovës, që e propagon Ministri i Financave!?
A është qëndrueshmëri ekonomike inflacioni prej 19.2 %, apo rënja drastike e fuqisë blerëse të qytetarit të Kosovës.
Për cfarë qëndrueshmërie ekonomike flet Ministri, kur Kosova po hyn në javën e katërt të grevës së rreth 20 e sa mijë punëtorëve të arsimit dhe pothuaj dhjetëfishin e nxënësve në shtëpi, apo kur armata e punëtorëve të sektorit privat, është në gjendje tejet të rëndë për shkak të pagave që nuk e përballojnë dot koston e shtrenjtuar të jetesës.
A është qëndrueshmëri ekonomike alarmi se Kosova mund të përballet me një dimër të vështirë, e qarja nuk po i gjindet sigurisë energjetike.
Apo qëndrueshmëria ka të bëjë me ndërprerjen e investimeve kapitale e me ndërprejen e dhjetëra projekteve për shkak të mosharmonizimit të kontratave me shtrenjëtimet marramendëse të viteve të fundit.
Ndoshta Ministri, qëndrueshmëri ekonomike e konsideron vetëm kuletën e shtetit, që është fryer, por që janë para të ndenjura. Dhe gjërat e ndenjura, mbajnë erë.
Nuk e di si mund t’i duket ministrit qëndrueshmëria ekonomike në zyrë, por gjendja në terren është tjetër. Ndoshta më e rënda në këto 20 vjetët e fundit!