Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me ndotjen e ajrit nga KEK-u në Obiliq.

Sipas një njoftimi të kësaj prokurorie,  deri tek ndërrmarja e këtij veprimi erdhi pas pranimit të informacioneve dhe një video-incizim, mbi bazën e të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit.

“Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim

Të ngjashme