Pas deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba, i cili kritikoi disa analistë, tash edhe deputetja tjetër e këtij subjekti, Tinka Kurti, ka ‘sulmuar’ disa media dhe studio televizive.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka aluduar se në studio televizive gjatë natës po prishet ajo që po “ndreqet ditën” nga puna e Qeverisë Kurti.
Ajo ka thënë se po në këto studio, të cilave nuk ia ka përmendur emrat, ka thënë se dikur u lartësonin gënjeshtrat dhe tani ato po përpiqen t’i mbysin të vërtetat, në po këto studio televizive./Syri.net Kosova
Shkrimi i saj:
Ndreq ditën, prish natën.
Gjatës ditës në Bruksel, Bashkimi Evropian merr vendim për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, pas suksese të qeverisë në luftim të krimit dhe korrupsionit. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve iu flitet për “afera korruptive” të qeverisë.
Gjatës ditës në Strasburg, Këshilli i Evropës pranon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë që në thelb e ka demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në mbrëmje në Prishtinë në studio televizive qytetarëve iu flitet se si zgjedhjet ishin dështim dhe improvizim i demokracisë.
Të njëjtit dikur i lartësonin gëshnjeshtrat. Sot përpiqen t’i mbysin të vërtetat.