Një sondazh i bërë nga Harvard T.H. Chan School of Public Health zbuloi se pothuajse gjysma e të rinjve punonjës thonë se puna e tyre ndikon negativisht në jetën e tyre. Dhe kjo natyrisht që rezonon: Është më e lehtë se kurrë që të stresohemi dhe të kemi shprehi të pashëndetshme në jetët tona.
Dhe problemi më i madh i kësaj nuk është vetë stresi, por paaftësia jonë për të bërë diçka për të. Natyrisht se është e rëndësishme të punojmë shumë, me orë të gjata dhe të përdorim gjithë forcën tonë për t’u siguruar se po përdorim potencialin e plotë çdo ditë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju duhet të injoroni shëndetin tuaj emocional, mendor dhe fizik gjatë këtij procesi.
Këtu janë katër gjëra të cilat do ju ndihmojnë të eleminoni stresin dhe të rifitoni lumturinë tuaj.
A ju kujtohet thënia e famshme e Clint Eastwood nga Dirty Harry? Pse mos t’a ndryshojmë këtë? Sepse njëra prej mënyrave më të lehta për të eleminuar stresin dhe për të vendosur një buzëqeshje në fytyrën tuaj është të gjeni një mënyrë për të ndrequr ditën e dikujt. Kur stresi na godet, është zakonisht sepse ne fokusohemi shumë në veten tonë.
Ne mund të tregohemi shumë të vështirë me veten tonë, duke vendosur pritshmëri jo realiste në punë, dhe duke u ndjerë të konsumuar vetëm me atë që po ndodh për momentin në jetët tona. Por kur e bëjmë prioritet të jemi në shërbim të dikujt dhe ‘’të ndreqim ditën e dikujt’’, ne mund të mësojmë njërën prej mënyrave më përmbushëse për zvogëlimin e stresit dhe rikthimit të lumturisë.
Njëri prej vendimeve më të mira që kam marrë ishte të bëja një detoks digjital për një javë të plotë. Unë qëndrova larg nga media sociale, asnjëherë nuk hapa emailin tim dhe madje u sigurova se telefoni im të qëndronte i mbyllur në një dhomë për tërë javën.
Ky ishte një veprim i fuqishëm i cili më ofroi sasinë e duhur të vetmisë që të kthehem më i fuqishëm se kurrë. Në botën e drejtuar nga teknologjia në të cilën jetojmë për momentin, është shumë e lehtë të biejmë në kurthin e krahasimit të suksesit tonë me arritjet e dikujt tjetër. Është e lehtë të lejojmë median sociale të drejtojë jetën tonë. Është e lehtë të harrojmë se çfarë ka rëndësi më së shumti në jetë.
Nuk po ju sygjeroj që të largoheni nga teknologjia për një javë sikur unë. Por po ju inkurajoj që t ‘a provoni një fundjavë ose vetëm një ditë. Unë jam pozitiv se ju do të shijoni atë ndjenjë të kënaqësisë dhe qetësisë e cila do pasojë.
Sa herë që stresohem, mungesa e mirënohjes ka qenë gjithmonë arsyeja kryesore. Është e pamundur të stresoheni dhe të ndiheni tmerrshëm për veten tuaj kur jeni në një gjendje të vazhdueshme të mirënjohjes.
Dhe në rast se po pyesni veten se çfarë do të thotë kjo, ka shumë mënyra për të futur mirënjohjen në jetën tuaj ditore. Unë shkruaj një ‘’artikull mirënjohës’’ çdo mëngjes. Gjëja e parë që bëj kur zgjohem, unë shkruaj tri ose pesë gjëra për të cilat jam mirënjohës atë ditë. Në vend se të brengosem se çfarë po më pret në atë ditë ose të shikoj agjendën e rëndë e cila po më pret, unë kthehem nga mirënjohja së pari.
Një tjetër mënyrë përmes të cilës sjell mirënjohje në jetën time, unë bëj një ecje mirënjohëse çdo ditë. Unë mësova këtë praktikë ditore nga shoku dhe autori me shitjet më të mira Jon Gordn. Para se të dëgjoj muzikë ose ndonjë emision, unë ec çdo mëngjes dhe i them me zë të lartë gjërat për të cilat jam mirënjohës. Kjo më jep energji dhe është një mënyrë e thellë për të filluar ditën. Stresi nuk ka gjasa të mbijetesës kur jeni në gjendje të vazhdueshme të mirënjohjes.
Njëra prej gjërave më të preferuara në botë për mua është të lexoj dhe të humbas në një libër të mirë. Ka diçka magjike në zgjedhjen e një libri të mirë dhe të mos lejosh që shqetësimet, frikat dhe streset të fiitojnë betejën në mendjen tuaj. Librat e mirë kanë potencialin për të ndryshuar jetët.
Edhe pse lexoj një libër të ri çdo javë, unë kam dhjetë libra të njohur tek të cilët gjithmonë kthehem kur nuk ndihem mirë. E gjitha që më duhet është të zgjedh njërin prej këtyre librave dhe ta rilexoj atë për 15 minuta.
Leximi i një libri të mirë më ndihmon t’a shoh botën në një ndriçim ndryshe dhe të harroj të gjitha problemet e botes. Kjo mund të ju ndodhë edhe juve: Librat e mirë kanë ndryshuar tërësisht jetën time, dhe e di se mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe për ju.
Stresi nuk ka pse të vjedhë lumturinë tuaj. Shpresoj që këto katër ide ju ndihmojnë juve aq shumë sa mua gjatë këtyre viteve.
(Si ish lojtar i NFL për Chicago Bears, Matt Mayberry për momentin është folës kryesor, strategjist i performancës dhe shkrimtar. Si kryeshef ekzekutiv i Matt Mayberry Enterprises, një kompani trajnuese dhe këshilluese, ai është i specializuar në rritjen e performancës të individëve dhe organizatave në të gjithë botën. Libri i parë i Mayberry, Winning Plays, publikohet më 6 Shtator, 2016. Mund të kontaktoni me të dhe të mësoni më shumë në mattmayberryonline.com)