Ndriçohet Gryka e Rugovës

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 09:39 | Nga

Në kuadër të projekteve për ndriçimin e hapësirave publike, Komuna e Pejës ka planifikuar që deri në fund të muajit gusht të realizojë projektin e ndriçimit të rrugës prej lokacionit të quajtur “Te Sharra” mbi Patrikanë, e deri te tuneli i parë në Grykë të Rugovës. Për këtë projekt Komuna ka planifikuar 67 mijë euro.

Kjo shumë mund të jetë pak pasi të përfundojnë procedurat tenderuese që janë në zhvillim dhe të kontraktohet operatori për kryerjen e këtyre punimeve. Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, tregoi se ky projekt do të realizohet më qëllim që të bëhet më atraktive ajo rrugë në Grykë edhe për ecje natën dhe për shtim të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Duhet Gryka gjithsesi të ndriçohet dhe ky projekt është planifikuar vitin e kaluar. Me projekt janë paraparë vendosja e mbi 100 trupave ndriçues nga sharra e deri te tuneli i parë”, thotë Abazaj, i cili beson se deri në fund të gushtit realizohet ky projekt, në bazë të cilit janë 30 ditë të paraparë që të realizohen punimet. I tërë ky projekt, sipas Abazajt, financohet nga të hyrat vetjake të Komunës, konkretisht prej mjeteve të tatimit në pronë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme