Ndryshe nga e gjithë bota, në Suedi jeta vazhdon normalisht

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që e gjithë bota është thuajse në shtet-rrethim të plotë nga frika e përhapjes së Covid-19, Suedia është një prej vendeve që duket se e ka marrë më lehtë. Aty, shkollat fillore vazhdojnë mësimin normalisht, restorantet dhe baret janë të hapura dhe madje, njerëzit inkurajohen të dalin jashtë për të marrë ajër të pastër.

E gjithë kjo tablo bie ndesh me realitetin që po shohim në pjesën tjetër të botës, por ndonëse këto masa kanë shkaktuar debat, Suedia beson se po bën gjënë e duhur.

Aktualisht aty raportohen më shumë 2,858 raste të konfirmuara dhe 77 vdekje nga koronavirusi.

“Ne s’mund të lejojmë depresionin njerëzor të Wuhan-it apo të Bergamos të përsëritet në Suedi. Kjo do të binte ndesh me principet tona thelbësore.”- shprehet kryeredaktori i gazetës më të famshme në Suedi.

Nga ana tjetër, kryministri Stefan Lofven i bëri thirrje njerëzve të ndjekin me përgjegjshmëri rregullat dhe rekomandimet e qeverisë.

Këto masa, përfshijnë punën nga shtëpia nëse është e mundur, qëndrimin në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë, distancimin social dhe izolimin në rast se i përket grupmoshës më të rrezikuar nga Covid-19.

Ekspertët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje njerëzve të shqyrtojnë edhe njëherë planet për të vizituar të afërmit për Pashkë.

Gjithsesi, për shumë njerëz aty, jeta vazhdon krejt normalisht. Baret dhe restorantet janë të hapura dhe të mbushura plot gjatë fundjavës, pavarësisht urdhrit për distancim social.

Në kontrast me të, Norvegjia 2 javë më parë mori masa të rrepta brenda pak kohe, duke pezulluar eventet kulturore, sportive dhe duke mbyllur shkollat dhe bizneset.

Këshilla e përsëritur në Suedi është për të moshuarit. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, jo fëmijët!

Epidemiologë suedezë, kanë inkurajuar popullin të dalin nëpër parqe dhe të shijojnë diellin e pranverës duke patur parasysh distancën e sigurisë dhe duke shmangur kontaktin e afërt fizik. Sipas tyre, qëndrimi në shtëpi është gjithashtu i dëmshëm.

Vendim i drejtë ose ajo, deri më tani Suedia nuk ka ndonjë gjendje më të përkeqësuar se vendet fqinjë që kanë ndjekur masa drastike.


Të ngjashme