Jemi mësuar ta identifikojmë pikërisht me stilin e saj. Sarah Berisha është quajtur si një nga blogeret më të famshme në vendin tonë, ku vijon të pëlqehet dhe të ndiqet shumë në rrjetet e saj sociale.
Gjithnjë e kuruar dhe plot stil jemi mësuar që Sarën ta shikojmë në videot dhe fotot që poston, ku bie në sy veshja gjithnjë plot stil si dhe pamja e kuruar. Por duket se krejt ndryshe është në të përditshmen e saj blogerja. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të zakonshme të sajën në zonën e “Bllokut”.
E veshur tërësisht sportive dhe me flokët e kapura bisht, ajo kishte preferuar që të ishte pa ‘make-up’. Për ne është gjithnjë një pamje disi ndryshe kur shohim VIP-a komplet natyralë, duke bërë kështu dallimin me atë që jemi mësuar të shohim në dalje publike, apo edhe në “Instagram”-et e tyre.
“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”, – u shpreh PM, duke treguar se së shpejti në jetën e tyre do të vijë një bebe.