Ndryshim i Komandës në Kontigjentin Gjerman të KFOR-it në Prishtinë

Prishtinë | 16 Jan 2025 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Në qendrën e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Kolonel Christian Gerber, komandanti në largim, ia dorëzoi komandën Kolonelit Jörg Reichstein, komandantit të ri të këtij kontingjenti, njofton Klankosova.tv.

Gjeneral-Lejtnant Bernd Schütt, Komandant i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Gjermane, vlerësoi punën e Kolonelit Gerber për udhëheqjen dhe shërbimin e tij dhe e uroi Kolonelin Reichstein për suksesin në detyrën e re.

KFOR vazhdon të implementojë mandatet e tij në Kosovë, të mbështetura nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, thuhet në njoftimin e NATO-s në Facebook.

Të ngjashme