Ndryshimet e fundit që ka bërë UEFA në formatin e kompeticioneve të garave duke e sjellë edhe një kompeticion të ri si Liga e Konferencës, është një lajm shumë i mirë për klubet e Kosovës të cilat pritet që në edicionin 2021-2022 ta rrisin numrin e pjesëmarrjeve në garat ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu në një bisedë për Zëri.info
Të kujtojmë se deri tash nga Kosova në Evropë kanë marrë pjesë vetëm 2 skuadra, kampioni dhe fituesi i Kupës, ndërsa këtë vit ën Evropë pritet të përfaqësohen tri ekipe, kampioni, fituesi i Kupës dhe skuadre dytë në tabelë, derisa vitin e ardhshëm ky numër pritet të rritet në katër skuadra madje FFK nuk e përjashton mundësin edhe me 5 skuadra të përfaqësohet në Evropë.
“Është një lajm shumë i mirë pasi është një mundësi ekstra për Federatat e vogla, sikur ne në këtë rast”, ka thënë Salihu, duke shtuar se kjo ndikon shumë në rritjen e nivelit të garave.
“Paramendo nga 10 ekipe sa marrin pjesë në Superligë, katër sosh do të garojnë në arenën ndërkombëtare e ndoshta edhe pesë. Pra është një mundësi e shkëlqyer për klubet tona”, ka thënë Salihu duke konfirmuar se sivjet në Evropë do të dalin tri klube.