“Ndryshimi i kufijve për ne është real. Madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek.
Busek po ashtu vlerëson se BE-ja do të duhej që në hapa më të përshpejtuar t’u mundësojë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në Union, gjë që sipas tij do të ulte mundësinë për destabilizimin e rajonit.
Kujtojmë se vendi i vetëm i BE-së i cili ka dalë kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve është Gjermania.
Ndërkohë, SHBA-të përmes deklaratave të zyrtarëve të saj ka lënë të kuptohet se do të pajtohet me marrëveshjen të cilën e arrijnë Prishtina dhe Beogradi.