Ndryshimi i kufijve të Kosovës vë në rrezik interesat gjeostrategjike amerikane

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 08:02 | Nga

Rrezikim të interesave gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara nga rivendosja e kufijve të Kosovës kanë parë njohës të konflikteve ndërkombëtare.

E politologët kanë tërhequr vëmendjen se vendosja e territorit në tavolinë nuk është bërë pa shkas.

Shtetet më të fuqishme të Evropës, si: Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, kanë dhënë qëndrim kundër idesë së presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq për të bërë ridefinimin e kufirit Kosovë-Serbi. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte më e qartë, shkruan Koha Ditore. Këtë javë ajo ka thënë se “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm” dhe se “kjo duhet të përsëritet vazhdimisht, për shkak se vazhdimisht ka përpjekje që ndoshta të bisedohet për kufij, dhe se nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”.

Akoma më i prerë ka qenë ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt. “Koha e ndryshimit të kufijve ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Heldt të enjten. “Nuk do të ketë më luajtje të kufijve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme