Ndryshimi i “Ligjit për skemat pensionale” është i domosdoshëm dhe duhet ta procedojmë për miratim në Kuvend pa asnjë vonesë.
Sot, me shumë të drejtë SBASHK-u dorëzoi në Kuvendin e Kosovës peticionin me 20,458 nënshkrime të qytetarëve për ndryshimin dhe plotësimin e “Ligjit për skemat pensionale”.
Ky ligj duhet të ndryshohet pasi cenon të drejtën e shumë punëtorëve lidhur me përvojën e punës për shkak të viteve të 90-ta. Secilit duhet t’i njihet e drejta për pension të dinjitetshëm.
Të gjithë të punësuarit që arrijnë vitet e duhura të përvojë së punës duhet të gëzojnë pensionin përkatës, e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas gjithë atyre viteve punë.
Është obligim i të gjithë deputetëve që sa më shpejt ta miratojmë këtë ligj dhe tu mundësojmë pensione atyre që kanë shërbyer në kohët më të vështira për vendin.