Ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është alarmante nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhje pa debat dhe vetëm me forcën e numrave.
“Nëse bëhet Ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje, me një urgjencë të tillë, pa debatin e nevojshëm me të gjithë faktorët relevant, por vetëm me forcën e numrave, kjo duhet të na alarmoj. Kjo tregon se pse ne duhet të kemi kujdes kur të marrim vendime”.
Ai ka thënë se ky ligj ka nevojë të ndryshohet, por nuk duhet të bëhet me një urgjencë të tillë. Sipas Beqirit, kjo tregon se vendi po shkon drejt autoritarizmit.
“Kjo tregon se në çfarë rruge po shkon vendi ynë, pra drejtë autoritarizmit. Ligji ka nevojë dhe mund të ndryshohet, por asesi në këtë mënyrë, formë të kërkuar nga partia-pushtet dhe me këtë urgjencë”.