Formati i Kupës së Italisë do të ndryshojë për ndeshjet e mbetura gjysmëfinale dhe ndeshjen finale, prandaj nëse takimi mbaron pa fitues, atëherë koha shtesë do të mënjanohet dhe do të shkohet drejtpërdrejt në penallti.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të luajtën në shkurt, me Milanin dhe Juventusin që barazuan 1:1 dhe me Napolin që e mundi Interin 1:0
Ndryshon formati i Kupës së Italisë, hiqet koha shtesë
Ndeshjet e kthimit u shtynë për shkak të pandemisë koronavirus, por është caktuar që ato të luhen të premten (Juventus-Milan) dhe të shtunën (Napoli – Inter).
Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, plani është që formati të ndryshojë, duke e hequr kohën shtesë.
Nëse ndeshjet mbarojnë baras pas dy takimeve, atëherë fituesi do të vendosej drejtpërdrejt me penallti.
E njëjta vlen edhe për ndeshjen finale, e cila do të luhet më 17 qershor në Stadiumin Olimpik të Romës.