Ndryshon lokacioni i koncertit të Dafina Zeqirit për shkak të zgjedhjeve

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri ka njoftuar se është ndryshuar lokacioni i koncertit të saj “Supernova”, i cili do të mbahet për dy net rresht, më 25 dhe 26 dhjetor.

Sipas këngëtares, koncerti është zhvendosur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Fillimisht ngjarja ishte paraparë të mbahej në Sallën “1 Tetori”, por lokacioni është ndryshuar për shkak të zgjedhjeve emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor.

Të ngjashme