Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
“Temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftimi ne tyre.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.