Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit.
Sipas IHMK-së parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.
“Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill“