Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë lënduar pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve.
Burimet e BBC-së kanë konfirmuar se numri i viktimave brenda burgut është i madh, transmeton Klankosova.tv.
Videot e shpërndara në internet treguan flakë e tym në Teheran dhe janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.
Kujtojmë, se Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare.
Protestat shpërthyen për herë të parë muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia.
Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit.