Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 491 votave që kanë ardhur me postë.
Sipas të dhënave , më së shumti vota kanë arritur nga Gjermania.
Ndërsa ka edhe prej atyre shteteve nga të cilat kanë ardhur vetëm nga një votë, shkruan Indeksonline.
11 shtetet të cilat ia dhanë Kosovës vetëm nga një votë janë: Nigeria, Siria, Portugalia, Bullgaria, Arabia Saudite, Bahrein, Azerbajgjan, Izraeli, Senegali, Armenia dhe Kolumbia.