Në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, kryetari Aliu ndan dekoratën “NDERI I QYTETIT”

| 09 Dhj 2023 | 13:35 | Nga

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në nder të themelimit të Ferizajt ka zhvilluar disa aktivitete, mes tyre edhe ndarjen e dekoratës “NDERI I QYTETIT”.

Ajo i është ndarë dy artistëve ferizajas, Labinot dhe Islam Tahirit.

Postimi i plotë:

Për vlerat atdhetare, vlerat më fisnike të humanizmit, vlerat e dëshmuara artistike në paraqitje e përfaqësim të shpirtit krijues ferizajas, në 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”

për

ISLAM TAHIRI ?dhe

LABINOT TAHIRI ?

Për angazhim e arritje të larta në përfaqësimin dinjitoz të shpirtit krijues artistik ferizajas.

Të ngjashme