Deri në vitin 2030 nuk do të bëjmë më seks, duke rrezikuar ekzistencën e qenies njerëzore…
Kjo është deklarata e studiuesit anglez, David Spiegelhalter, docent në Cambridge University, në librin “Sex by Numbers” (Seksi sipas numrave).
Shkencëtari jep vitin “e saktë”, por edhe shpjegimin.
Duket se shpeshtia mujore e raporteve seksuale mesatarisht ka rënë ndjeshëm në 30 vitet e fundit duke kaluar nga pesë herë në muaj në vitet 1990, në katër herë në vitet 2000 dhe në tre herë në vitet e fundit.
“Unë mendoj se kjo është për shkak të llojeve të ndryshme të stresit. Gjithashtu edhe për shkak të lidhjes gjithmonë e më të madhe me telefonat, tabletat, kompjuterin etj., dhe kontrolleve të vazhdueshme të mesazheve, video dhe gjëra të tjera gjatë natës, për shkak se asgjë nuk tërheq në televizor”, thotë ai.