Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2017.
Në këtë publikim të statistikave të tregtisë së mallrave janë dhënë më gjerësisht shumë sqarime, në detaje, për atë se çka eksporton vendi ynë në tregun e jashtëm dhe çka importon nga tregu i jashtëm.
Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2017, tregojnë për një deficit tregtar në vlerë prej 2 669.0 milionë Euro, ose shprehur në përqindje, deficiti tregtar është më i lartë për 7.6%, krahasuar me 2016. Pra, edhe në këtë vit ishte bilanci negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 378.0 milionë Euro, ndërsa totali i importeve ishte 3 047.0 milionë Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 12.4%.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjatë vitit 2017 me ato të vitit 2016, shifrat tregojnë se ka një rritje vjetore për 22.1%. Rritje, që ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.
Eksportet sipas sektorëve në këtë vit kishin rritje në këto grupe: artikuj prej guri, allçie, prodhimet e qeramikës dhe qelqit, në vlerë rreth 6.4 milionë eurosh, krahasuar me 3.5 milionë euro, ose 1.7% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 81.3%; produkte bimore në vlerë rreth 23.4 milionë eurosh, krahasuar me 16.7 milionë euro, ose 6.2% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 39.7%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, në vlerë rreth 36.8 milionë eurosh, krahasuar me 27.6 milionë euro, ose 9.8% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 33.4%; letër dhe artikuj prej saj, në vlerë rreth 5.2 milionë eurosh, krahasuar me 3.9 milionë euro, ose 1.4% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 31.0%; produkte të industrisë kimike, në vlerë rreth 5.8 milionë Eurosh, krahasuar me 4.7 milionë Euro, ose 1.6% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 25.0%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, në vlerë rreth 35.6 milionë Eurosh, krahasuar me 28.8 milionë Euro, ose 9.4% të eksporteve të përgjithshme, me rritje prej 23.4%; drunj dhe artikuj druri, në vlerë rreth 4.4 milionë eurosh, krahasuar me 3.6 milionë euro, ose 1.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.8%; metale bazë dhe artikuj prej tyre, në vlerë rreth 135.4 milionë Eurosh, krahasuar me 111.1 milionë Euro, ose 35.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.8%; mjete të transportit, në vlerë rreth 1.7 milionë Eurosh, krahasuar me 1.5 milionë Euro, ose 0.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 16.4%; produkte minerale, në vlerë rreth 72.6 milionë Eurosh, krahasuar me 63.8 milionë Euro, ose 19.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.8%; tekstil dhe artikuj tekstili, në vlerë rreth 9.9 milionë Eurosh, krahasuar me 8.7 milionë euro, ose 2.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2%; lëkurë dhe artikuj prej saj, në vlerë rreth 11.8 milionë Eurosh, krahasuar me 11.1 milionë euro, ose 3.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 5.7%; artikuj të ndryshëm të prodhuar, në vlerë rreth 10.3 milionë eurosh, krahasuar me 9.8 milionë euro, ose 2.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 5.5%.
Gjatë kësaj periudhe, rënie të eksporteve kishte në këto grupe: veshmbathjet e këmbëve (këpucë dhe pjesë të artikujve të tillë) në vlerë rreth 2.7 milionë eurosh, krahasuar me 3.3 milionë euro, ose 0.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 19.0%.
Një trend pozitiv të rritjes së eksporteve nga 2005-2017 kanë pasur këto grupe të sektorëve: ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, nga 4.5 milionë Euro, në 36.8 milionë Euro; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, nga 968 mijë euro, në 35.6 milionë Euro; produkte bimore nga 2.8 milionë Euro, në 23.4 milionë Euro; lëkurë dhe artikuj prej saj, nga 6.1 milionë Euro, në 11.8 milionë euro; letër dhe artikuj prej saj, nga 379 mijë euro, në 5.2 milionë euro.
Të dhënat e tregtisë së mallrave për importin e Kosovës, në vitin 2017, kanë shënuar një rritje vjetore rreth 9.2%, duke krahasuar me vitin paraprak, 2016.
Rritje të importet sipas sektorëve janë vërejtur në këto grupe: produkte minerale (lëndët djegëse) në vlerë rreth 442.6 milionë Eurosh, krahasuar me 327.5 milionë Euro, ose 14.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.2%; mjete të transportit të ndryshëm, në vlerë rreth 267.5 milionë Eurosh, krahasuar me 220.0 milionë Euro, ose 8.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 21.6%; metale bazë dhe artikuj prej tyre, në vlerë rreth 307.1 milionë Eurosh, krahasuar me 275.3 milionë Euro, ose 10.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.5%; kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, në vlerë rreth 121.4 milionë Eurosh, krahasuar me 109.8 milionë Euro, ose 4.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.5%; letër dhe artikuj prej letre, në vlerë rreth rreth 46.0 milionë Eurosh, krahasuar me 41.7 milionë Euro, ose 1.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.4%; lëkurë dhe artikuj prej saj, në vlerë rreth 9.0 milionë Eurosh, krahasuar me 8.3 milionë Euro, ose 0.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.4%; druri dhe artikuj nga druri, në vlerë rreth 77.1 milionë Eurosh, krahasuar me 72.6 milionë Euro, ose 2.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.3%; ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan, në vlerë rreth 395.8 milionë Eurosh, krahasuar me 373.0 milionë Euro, ose 13.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.1%; produkte të industrisë kimike, në vlerë rreth 230.4 milionë Eurosh, krahasuar me 221.5 milionë Euro, ose 7.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.0%; veshmbathje e këmbëve (këpucë dhe pjesë të artikujve të tillë) në vlerë rreth 36.2 milionë Eurosh, krahasuar me 35.0 milionë Euro, ose 1.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.5%; plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, në vlerë rreth 194.2 milionë Eurosh, krahasuar me 188.4 milionë Euro, ose 6.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.1%; tekstil dhe artikuj tekstili, në vlerë rreth 139.9 milionë Eurosh, krahasuar me 136.6 milionë Euro, ose 4.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.4%; makineri, pajisje mekanike dhe elektrike, në vlerë rreth 361.4 milionë Eurosh, krahasuar me 357.6 milionë Euro, ose 11.9% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.0%.
Kurse, te importet ka rënie në këto grupe: instrumentet dhe aparatet optike, mjekësore, fotografike, muzikore etj., në vlerë rreth 33.0 milionë Eurosh, krahasuar me 35.4 milionë Euro, ose 1.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 6.8%; si dhe artikuj të ndryshëm të prodhuar, në vlerë rreth 88.2 milionë Eurosh, krahasuar me 90.9 milionë Euro, ose 2.9% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 3.0%.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 94.2 milionë Euro, ose rreth 24.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 34.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermani 5.3%, Holanda 3.4%, Britania e Madhe 3.0% dhe Bullgaria 2.4%. Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë, vendet e BE-së kanë te këto grupe: xeheroret, ngjyrat dhe hiri me 21.1 milionë Euro, ose rreth 22.4%; plastika dhe artikujt prej saj me 15.6 milionë Euro, ose rreth 16.6%; lëkurat e përpunuara dhe të papërpunuara me 5.8 milionë Euro, ose rreth 6.2% etj.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 1 312.2 milionë Euro, ose 43.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.4%), Italia (6.4%), Greqia (4.4%), Polonia (2.6%) dhe Sllovenia (2.1%).
Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës. Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapituj: mjetet e transportit të ndryshëm, 240.8 milionë Euro, ose rreth 18.4%; lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, 212.6 milionë Euro, ose rreth 16.2% etj.
Ndërkaq, gjatë vitit 2017, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 183.0 milionë Euro, ose 48.4% të eksporteve të përgjithshme, ku kishte një rritje prej 26.9%. Partnerë kryesorë për eksport në vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.9%), Serbia (12.8%), Maqedonia (12.1%) dhe Mali i Zi (5.3%).
Sipas kapitujve, pjesëmarrje më të lartë vendet e CEFTA-s kanë te këto grupe: lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre (32.6 milionë Euro), ose rreth 17.8%; artikujt prej hekuri dhe çeliku (22.7 milionë Euro) ose rreth 12.4%, etj.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në vitin 2017, arritën në 856.1 milionë Euro, ose 28.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.8%), Maqedonia (5.1%) dhe Shqipëria (5.0%). Importet me pjesëmarrja më të lartë ishin te këta kapitujt: lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destinimit të tyre, ku arritën në 139.9 milionë Euro, ose rreth 16.3%; hekuri dhe çeliku (133.7 milionë Euro) ose rreth 15.6%.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100.7 milionë Euro, ose 26.7%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: India (13.9%), Zvicra (5.6%), Kina (1.5%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 878.6 milionë Euro, ose 28.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.6%) dhe Kina (9.0%).